Karlo Ançeloti do të vijë në Shqipëri. Trajneri i Bajern Mynihut do të udhëtojë drejt Tiranës dhe do të ketë një takim special me kryeministrin Edi Rama.
Ai do të flasë për librin e tij, në një bashkëbisedim me të parin e Qeverisë Shqiptare dhe miq të tjerë të sportit. Ky takim do të mbahet në datën dy shtator në orën 18:30 në ambientet e kryeministrisë.
Ardhja e Ançelotit në Shqipëri dhe takimi i tij me kryeministrin, pritet të ndiqet me interes nga shumë sportdashës, pasi ai ka drejtuar më parë Milanin dhe së fundmi gjigantët e Bajern Mynihut, ku duhet thënë që ka shumë tifozë shqiptarë që janë mbështetës të zjarrtë të të dy skuadrave.newsbomb.al