INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Andi Bejtja: Ambasadori Lu, të paktën na duaj sa do një muxhahedin

Andi Bejtja: Ambasadori Lu, të paktën na duaj sa do një muxhahedin

Publikuar më: 21:55 08-07-2016

Andi Bejtja, i ka shkruar edhe një letër tjetër ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu, në lidhje me çeshtjen e Agon Channel, dhe presidentit F.Beketi. Duke mos marrë përgjigje nga ambasadori, Bejtja i ka shkruar edhe një letër tjetër zotit Lu, me në thelb dhunimin e drejtësisë nga Kryeministri për çeshtjen Beketi, duke qenë se vetë ambasadori është nismëtari i reformës në Drejtësi.

Letra e plotë

I nderuar Ambasadori Lu! Afersisht para nje viti ju shkruajta nje leter te hapur fill pas mases arbitrare te arrestit ndaj Presidedentit te TV Agon Channel F. Beketi. Ishte letra e pare e imja dhe e fundit. E bera se besoj se e dua Ameriken, them pak me shume se Ambasadorja Vllahutin, duke besuar se si nje nismetar I dekriminalizimit, por tashme inaktiv per motive qe mund ti dini vetem Ju, do te kthenit nje pergjigje per

eshtje qe lidheshin jo thjesht me te drejten e pages dhe profesionit te qindra punonjesve te Agon TV, por edhe me ate dhunim skandaloz qe iu be drejtesise per ceshtjen Beketi nga Kryeministri, te cilit Ju sot po tentoni t’i jepni jo thjesht Flamurin e reformes ne drejtesi, po me veprime qe kalojne cdo limit sovraniteti po tentoni me dashje a pa dashje, t’i jepni vete Fronin e Drejtesise si koncept.

E bera ate leter te hapur i shtyre me shume dhe nga miku im Fatos Lubonja, i cili me dinjitet te jashtezakonshem ne kete ceshtje, ka qene gjithmone me shume i prokupuar per parate qe duhet te nxjerrin shqiptaret e varfer per te paguar “demin Beketi”, qe ne fakt eshte ” demi Rama”, se sa per rrogen e tij a timen. Ju kujtoj edhe njehere se ky ” dem” erdhi si pasoje e raporteve hitleriane qe tregoi Kryeministri Jo vetem me drejtesine po me gjithe segmentet e shtetit… E Teksa Ju shoh tani qe takoni nje nga nje deputetet e opozites per t’i bindur te votojne reformen ne drejtesi, duke e lene Edi Ramen te beje rolin e Ambasadorit Amerikan dhe vete rolin e seksereve te Rilindjes, them se bete gabim ate bote qe nuk kthyet pergjigje…Ku I dihej…Nejse cfar iku iku…Nuk Ju mbaj meri, sepse dy njerez nuk i pergjigjen letrave te mia; Ju dhe gruaja ime. Po te pakten, te pakten kur te vije ajo fature demi material, ajo fature e hakmarrjes se nje Kryeministri dhe prishjes te te gjitha raporteve me Lirine dhe Demokracine, ajo fature si pasoje dhe e moskokecarjes tuaj….Te lutem shif mos negocion pak me Uadhingtonin qe t’i paguani Ju ato leke, se qe t’ju duam akoma, eshte mire te na vertetoni qe nje shqiptar e doni te pakten sa cdoni nje muxhahedin

Article Logic
Execution time: 0.0038421154022217