INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Andi Bushati dhe Balina Bodinaku, Krishtlindje të veçanta në malin e Tomorrit [FOTO]

Andi Bushati dhe Balina Bodinaku, Krishtlindje të veçanta në malin e Tomorrit [FOTO]

Publikuar më: 15:27 26-12-2016

Një mënyrë krejt të veçantë dhe origjinale për të festuar Krishtlindjen e ka çuar ciftin e njohur Andi Bushati dhe Balina Bodinaku, në Berat.

Një udhëtim në kohë, me mushkë drejt Malit të Tomorrit. Detajet e këtyre festimeve krejt të ndryshme që kanë zgjedhur të bëjnë këtë vit dy personazhet e njohura, i kemi zbuluar nga një album fotografik i postuar nga Albanian Adventure Resort në Facebook. Një udhëtim argëtues mbi mushka në Tomorr, më pas ecje, ngjitje në majë, një piknik në ajër të hapur ku dallohet një zjarr i madh në të cilin piqet një qingj në hell dhe shumë foto të bukura. Me sa duket Balina nuk ka hequr dorë nga sportet dhe udhëtimet në natyrë, por asaj tashmë i është bashkuar dhe partneri i saj Andi Bushati. Me herët këtë vit, çifti kishte zgjedhur të festonte ditëlindjen e Balinës duke bërë rafting në kanionet e Osumit.

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627