Një postim i Melisës mjaftoj që të aludohet se ai dhe Andi kanë dhënë fund lidhjes.
Melisa publikoi një thënie ku shkruhej: “Binde vetem se je vetëm në botë. Ti mund të mbështetesh vetëm tek vetja.”
Kaq mjaftoi që në rrjet të aludohej se Andi mund t’i kishte thyer zemrën Melisës e se shprehja i dedikohej atij.
Mirëpo kjo nuk është e vërtetë.
Çifti ka nxituar menjëherë t’i mohojë thashethemet.
Ka qenë Andi ai që ka postuar në Instagram një foto me Melisën duke e shoqëruar me një dedikim shumë romantik. “As vdekja nuk mund të ndajë”, ka shkruar ai. Teksa Melisa ka shkruar: “Foto pasaporte për Amel kjo. Deri në përjetësi zemër”.