INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Andi e braktisi në takim, Jasmina zbulon PSE shpërtheu në lot

Andi e braktisi në takim, Jasmina zbulon PSE shpërtheu në lot

Publikuar më: 19:27 26-03-2021

Në "Përputhen" u transmetua takimi i Jasminës me Andin, një takim që përfundoi jo dhe aq mirë. Andi i kërkoi pak hapësirë Jasminës, ndërsa kjo e fundit tha se nuk ka çfarë përgjigje të japë.

 

Andi i acaruar u largua nga takimi ndërsa kamerat filmuan momentin kur Jasmina është prekur shumë nga veprimi i tij.

 

Jasmina: E di ai shumë mirë përse po reagoj unë. I kam thënë që ka raste që nuk e mendoj dy herë të të marr, ka raste të tjera që them përse ta marr e të dal. E njohim njëri-tjetrin shumë mirë, prandaj nuk po arrijmë në një pikë.

 

 

S’e kam problem as të zihem, as të mos i flas. Thjesht se e kuptoj që është pasiv dhe më le vetëm gjithë kohës, nuk dua ta kem afër. I kam thënë 100 herë, mos më lër vetëm. Për aq kam nevojë unë. Dhe e gjej veten në një situatë që nuk e kam gjetur kurrë.

Article Logic
Execution time: 0.0039141178131104