Andi Artani është nga personazhet më të pëlqyera të sezonit të dytë të “Për’puthen”.
Djaloshi nga Peja edhe pse u fut në program muaj më vonë arriti shumë shpejt të marrë pëlqyeshmërinë e femrave brenda dhe publikut jashtë.
Ish-konkurrentin do ta shohim së shpejti pjesë të televizionit si prezantues.
Afterparty.al mëson se Andi është bërë pjesë e programit veror në T7 dhe GazetaExpress dhe do të shoqërojë shikuesit çdo ditë nga 15 korriku.
Programi është i karakterit argëtues ndërsa pjesë e tij do të jetë edhe një mini-talent show.