Në rrjetet sociale është duke qarkulluar së fundmi një video ku tregohet se Andi Shehu, një nga konkurentët e “Përputhen”, është rrahur nga këngëtari Petro Xhori. Video tregon këngëtarin që e qëllon me grusht, personin që supozohet se është Andi i “Përputhen”, dhe e hedh në tokë.
Andi Shehu përfundon në tokë dhe i gjakosur. Media të ndryshme shkruajnë se shkak i "sherrit" mes tyre është bërë një vajzë, por inlife.al ka mësuar se ne fakt ky nuk është një sherr i vërtetë.
Petro dhe Andi janë miq të mirë, madje ishte vetë Andi që pak ditë më parë publikoi një video me mikun e tij duke kënduar këngën e Tarkan "Kiss Kiss" në Instagram. Ata kanë qenë duke xhiruar një videoklip duke qenë se Petro është dhe këngëtar e thjesht kane dashur të tërheqin vëmendjen e njerëzve dhe ia dolën.
Kënga titullohet "Camila" dhe ne i urojmë suksese Petros.