INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Andi i tha 'të të vijë turp' pasi ajo publikoi këto FOTO, Shqipja i bën ftesën publike: A ke guxim...[VIDEO]

Andi i tha 'të të vijë turp' pasi ajo publikoi këto FOTO, Shqipja i bën ftesën publike: A ke guxim...[VIDEO]

Publikuar më: 14:34 09-12-2020

Shqipja trazoi rrjetin disa ditë më parë kur publikoi një foto në të cilën pretendonte se ishte Tea dhe Andi. Më vonë u zbulua se vajza në foto ishte ish e dashura e Andit, e cila jetonte në Gjermani, por Shqipja nuk u bind për këtë. Në puntatën e të hënës në “Përputhen”, Andi e përgenjështroi këtë lajm dhe tha se fotot ishin shkrepur në Gjermani. Ndërkohë, Tea u shpreh se ajo në atë kohë ka qenë në Fier duke ndjekur gjimnazin. Më pas, Tea u shpreh se Shqipja bëri një vepër penale sepse prishi imazhin e një personi publik. “Prishja e imazhit të një personi publik dënohet me ligj, është vepër penale”, tha Tea. (SHIKO KETU).

Në reagimin e tij, Andi e akuzoi Shqipen se po cënon privatësinë e të tjerëve.

"Të të vijë turp sepse je duke cënuar privatësinë e të tjerëve që i nxjerr foto e gjëra. Ne nuk e dimë vajza në foto a është e martuar, a është beqare tani dhe po i shkatërron jetën. Kur të jesh 100% e bindur të vish këtu dhe t'i thuash këto llafe para nesh, jo me Instagramra, me gjëra. Kërkon vëmendje dhe vëmendje do marrësh, pa merak", tha Andi.

Pas kësaj deklarate, Shqipja ka postuar një video ku pranon të përballet, por në një tjetër emision.

"Duke qenë se thatë që unë nuk kam guxim të vij në emision për t'u përballur me ju, atëherë ju ftoj unë në një tjetër emision, por a keni guxim të përballeni me mua tek e tek?", shprehet ajo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037539005279541