INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Andi Lila: Iu treguam të gjithëve se sa vlen Shqipëria

Andi Lila: Iu treguam të gjithëve se sa vlen Shqipëria

Publikuar më: 23:26 19-06-2016

E gjen në çdo cep të fushës, i palodhur, luftarak. Nga lumturia e madhe pas përfundimit të ndeshjes, ka bërë një veprim që do ta ketë kujtim gjithë jetën nga kjo ndeshje, ka marrë topin në momentin që po ekzekutohej një goditje këndi në minutat e fundit.  Andi Lila ka thënë pas fitores së Shqipërisë se iu treguan të gjithëve se sa vlen Kombëtarja

“E kam thënë edhe më parë që ne nuk ikim pa lënë gjurmë. Këtë e bëmë dhe sot iu treguam gjithëve se sa vlen Shqipëria. Pas ndeshjes me Francën ishim gjithë të mërzitur, por sot është harruar gjithçka është një mbrëmje magjike. Tifozët na ndihmuan shumë sidomos në minutat e fundit, pasi gjithmonë në këtë kohë ne pësojmë gola. Shpresojmë që të luajmë edhe një ndeshje tjetër”.

“Trajneri më i mirë që jam stërvitur. De Biasi është trajneri më i mirë që jam stërvitur. Faktikisht brenda në dhomat e zhveshjeve bënim llogaritë, unë jam i gëzuar. Jam tip emocional, që kur fitojmë gëzoj. Falenderoj tifozët që ishin në stadium. Falenderoj edhe ato tifoz që e ndoqën nga ekrani.”

Article Logic
Execution time: 0.0029819011688232