INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Andi Lila: Morëm rezultat të mirë, Sadiku mund ta mbyllte ndeshjen

Andi Lila: Morëm rezultat të mirë, Sadiku mund ta mbyllte ndeshjen

Publikuar më: 22:28 05-09-2017

Lojtari i kombëtares shqiptare Andi Lila, ka ‘mallkuar’ rastin e humbur nga Sadiku. Pas ndeshjes, Lila deklaroi se kjo ndeshje mund të ishte mbyllur më herët, nëse Sadiku do të kishte shënuar atë gol. Kavajasi vlerëson lëvizjet e bëra nga trajneri në pjesën e dytë si dhe nuk fsheh dëshirën e madhe për ta fituar takimin e sotëm.
Kur e more vesh formacionin?
“Faktikisht kam që të hënën që u grumbulluam, që normalisht luftova në stërvitje. Në moment të fundit e mora vesh që isha aty. U ndjeva shumë mirë, tentova të jap maksimumin.”
Për barazimin…
Faktikisht nuk e nisëm shumë mirë lojën. Mendoj që morëm rezultat shumë të mirë, duke pa që Maqedonia është një ekip jo i keq, por i mirë. Po vjen çdo ndeshje mirë. Në Izrael na befasuan me atë fitore. Mirëpo, kjo pikë për në është shumë i rëndësishëm, dhe vendi i tretë është i sigurt thuajse. Shpresoj që në ndeshjet e ardhshme, të paktën ndaj Italisë të marrim ndonjë rezultat.
Çfarë ndryshoi me Bashën dhe Memushajn?
“Ndryshoi rreshtimi. Nga një mesfushor para mbrojtësve u bënë dy. Mendoj se ishte lëvizje mjaft e mirë. Doja shumë ta fitonim këtë ndeshje. Sadiku duhet të kishte shënuar. Me dy raste do kishim arritur fitoren. Doja shumë ta fitonim për shqiptarët e Maqedonisë, se nesër kjo ndeshje do jetë kryefjalë. Ne do të vazhdojmë të japim maksimumin në çdo ndeshje.”

Article Logic
Execution time: 0.0034890174865723