Andi Lila ishte një ndër të ftuarit të shtunën që kaloi në “Shiko Kush LUAN” dhe menjëherë pas emisionit ai dha intervistën për “After Party”-n e Luana Vjollcës.
Gjatë intervistës futbollisti i njohur zbuloi disa detaje të ndryshme mbi jetën e tij private dhe çfarë ai pëlqen.
Ai zbuloi se vajzat nuk e kanë ngacmuar as kur ka qenë beqar e as pasi u bë baba. Nuk e dimë se e besuan fansat këtë gjë, por le të qendrojmë te përgjigjia e futbollistit.
Si ai edhe bashkëshortja e tij janë xhelozë njësoj, por varet nga momentet e caktuara dhe sipas tij në marrëdhënie duhet folur gjithçka e jo të mbahen sekrete.
Po seksi është më i mirë para apo pas martese?
Këtë përgjigje të Lilës, si dhe përgjigjet ndaj pyetjeve pikante i zbuloni në videon më poshtë: