Andi i habiti sot të gjithë teksa gjatë pasdites deklaroi se i tërheq të gjitha deklaratat që ka bërë për Jasminën dhe se ka duruar shumë duke pasur parasysh reagimet dhe xhelozinë e Jasminës. Disa prej konkurentëve janë shprehur të mendimit se në fakt Andi nuk ka pasur asnjëherë ndjenja për Jasminën dhe për këtë arsye sot mori këtë vendim.
Por ndërsa të tjerët kanë qenë të këtij mendimi, Atdheu i ka dalë në krah Andit. Ai tha se në fakt nuk beson që Andi s’ka pasur fare ndjenja për Jasminën, pasi në të kundërt nuk do të kalonin gjithë ditën nën shoqërinë e njëri tjetrit.
Ai shtoi se Jasmina është një vajzë shumë e mirë, por është pak impulsive, ndërsa ai ka garantuar sa i takon korrektësisë së Andit, duke theksuar se ai ka qenë gjithmonë i sinqertë me Jasminën.