Ata janë konkurrentët e vetëm të Përputhen që vazhdojnë të jenë çift, por edhe pse u përfolën disa herë për ndarje, i shohim bashkë vazhdimisht. Andi dhe Melisa nuk i ndalin dhe dedikimet për njëri-tjetrin, ndërsa së fundmi ish-konkurrentja publikoi foto ku shihet një buqetë me trëndafila dhe një kartolinë, që ia kishte dërguar Andi.
“Andi, të dua përgjithmonë”, i shkroi Melisa atij, teksa foton e shpërndau edhe Andi, duke ia kthyer dedikimin e dashurisë njësoj.
Andi e bëri publike lidhjen e me Melisën në videoklipin e saj, ku shkëmbyen puthje pasionante.