Aventura kuqezi e Andre Silva-s sapo ka filluar. Tratativa e nisur një javë më parë me ekipin e Portos, u mbyll të dielën në mbrëmje, kur agjenti Jorge Mendes dhe futbollisti portugez mbarritën në Milano. Këtë mëngjes 22 vjeçari, i cili ka luajtur edhe për kombëtaren luzitane, ka mbërritur në klinikën “Madonnina” për të kryer vizitat mjekësore. Hapi I parë që do të bëje sulmuesi, është nënshkrimi i kontratës 5-vjeçare. Milani do ti paguajë Portos shifrën e 38 milionë €.