INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Andrea Pirlo i jep fund karrierës, tërhiqet përfundimisht në dhjetor

Andrea Pirlo i jep fund karrierës, tërhiqet përfundimisht në dhjetor

Publikuar më: 17:04 08-10-2017

Andrea Pirlo ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij, duke u tërhequr përfundimisht nga futbolli i luajtur. Fitues i dhjetëra trofeve, 38-vjeçari e thotë me gojën e tij se tashmë ka ardhur koha që të varë këpucët në gozhdë, dhe këtë gjë do ta bëjë sapo kontrata e tij me ekipin amerikan Nju Jork Siti të skadojë në muajin dhjetor.
“E kuptoj vetë se ka ardhur koha për tu larguar. Çdo ditë has probleme fizike, dhe nuk mund të stërvitem më siç dua sepse kam gjithmonë ndonjë problem që më shqetëson. Është e pamundur të luash deri në moshën 50-vjeçare. Do të tërhiqem përfundimisht në dhjetor, kur mbaron edhe kontrata me Nju Jork Siti. Në këtë moshë duhet t’i jap më shumë hapësira të rinjve. Tashmë do merrem me diçka tjetër”, – u shpreh mesfushori italian.

I pyetur për një të ardhme të mundshme si ndihmës i trajnerit Antonio Konte, i cili e mori te Juventusi kur askush nuk besonte më tek ai, Pirlo shprehet: “Do kthehem në dhjetor në Itali. Të punoj me Konten? Kam dëgjuar disa fjalë për këtë temë, por unë kam disa ide në kokën time. Do më duhet pak kohë të vendos.”
Pirlo numëron më shumë se 900 ndeshje të luajtura në karrierën e tij, në të gjitha kompeticionet. Gjeniu i mesfushës doli nga sistemi zinxhir i akademisë së Breshias, dhe më pas është aktivizuar me skuadrat me peshë në Itali, si me Interin, Milanin dhe Juventusin. Autori i më shumë se 100 golave, numëron edhe një sërë titujsh të fituar në Itali por edhe në kompeticionet ndërkombëtare./panormama/

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049