Android ka mjaft kohë që nuk po sjell ndryshime të mëdha në sistemin e navigimit. Sigurisht që mënyra se si hapen menutë apo dritaret e aplikacioneve të sistemit kanë evoluar me kalimin e kohës, por ama ndryshime drastike nuk kemi parë akoma.
Kur Apple i prezantoi botës iPhone X-in, askush nuk mendonte që mënyra e re e navigimit që sapu u prezantua vërtet do t'ia vlente, por pas disa muajsh përdorim njerëzit nisën që ta donin atë.
Fansat e Android nuk po largohen drejt iOS, por ama po kërkojnë risi të tilla. Oneplus është kompania e parë që dëgjoi kërkesat e fansave duke zhvilluar një sistem navigimi që ngjan me atë të iPhone X.
Google ka konfirmuar që Android P do të jetë mjaft i ngjashëm me iOS dhe kjo vetëm falë kërkesave të fansave. Po ashtu multitasking do të jetë thuajse i njëjtë tani, por ama jo aq fluid saç do të donim ne entuziastët.
Nëse keni dëshirë për të modifikuar që tani sistemin tuaj, XDA Navigation Gestures është një opsion që duhet konsideruar, por procesi është mjaft i ndërlikuar dhe ka rrezik për të dëmtuar imazhin e sistemit. Nëse e provoni, thjesht mos e bëni testin në smartphonin tuaj kryesor.
-------------------------------------
MEQË JE KËTU
IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.