Dita e sotme duket të jetë shumë e vështirë për familjen e Andrra Destanit, e cila është edhe bashkëshortja e këngëtarit të njohur Sinan Hoxha.
Ajo ka humbur gjyshen e saj, teksa nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të hidhur.
Ka qenë vetë bukuroshja zeshkane që ka ndarë këtë lajm me ndjekësit e saj në Instagram. Ajo ka postuar një foto me të ndjerën, ku shihet duke e puthur, teksa krah saj ka shkruar:
Allahu në Xhahnet, nona ime BabaAne!
Kjo foto është me të vërtetë shumë prekëse dhe të thyen zemrën, pasi të gjithë e dimë se sa të veçanta janë gjyshet.