INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anemia tek fëmijët nga vit në vit po rritet

Anemia tek fëmijët nga vit në vit po rritet

Publikuar më: 09:21 04-02-2019

Anemia te fëmijët e moshës 3-59 muajsh është rritur ndjeshëm nga 17% në 2008 në 25% në 2018. Kjo e dhënë ka dal nga një anketë e Institutit të Shëndetit Publik dhe INSTAT për shëndetin e popullatës.
Anemia është një shqetësim serioz për fëmijët, sepse mund të pengojë zhvillimin e tyre dhe të rrisë ekspozimin ndaj sëmundjeve, sidomos atyre ngjitëse.
Anketa gjeti se një në katër fëmijë të moshës 6-49 muajsh janë anemike, pasi hemoglobina ishte nën normë. Rreth 17% e fëmijëve u evidentuan me anemi të butë, 7% janë anemike të moderuar dhe më pak se 1% e tyre janë me anemi të rëndë. Në grupmoshën 9-11 muajsh, rreth 42% e fëmijëve ishin anemikë. Prevalenca e anemisë është më e lartë në zonat rurale me 27% sesa në zonat urbane që është 22%. Anemia më e përhapur në Qarkun e Dibrës me 44% e fëmijëve të moshës 6-59 muaj. Më pas me nivelin më të lartë të anemisë ndër fëmijë u rendit Qarku i Vlorës me rreth 35% të fëmijëve, Qarku i Elbasanit me 28% të fëmijëve dhe Qarku i Gjirokastrës me 28%. Niveli më i ulët i anemisë ishte në Tiranë me 18 % të fëmijëve dhe në qarqet e Lezhës dhe Fierit përkatësisht me nga 20% secila. Shqetësues mbetet fakti se anemia te fëmijët ështe rritur gjatë dekadës. Arsyet kryesore lidhen me mosushqyerje me gji dhe kequshqyerjen në tërësi. Mossigurimi i ushqimit në familje luan rol në kequshqyerjen e fëmijëve shqiptarë. Anemia shkakton lodhje fizike, dhimbje koke, mungesë përqendrimi, vështirësi në frymëmarrje, marrje mendsh. Simptomat e anemisë janë lodhja, përgjumja, marramendja, zbehja e lëkurës, mishit të dhëmbëve, thonjve dhe shuplakave, puna e shpejtuar e zemrës, ndjenja e të ftohurit, veçanërisht të ekstremiteteve, pikëllimi, depresioni, çrregullimi i gjumit dhe humbja e oreksit. Ekspertët e Shëndetit Publik pohojnë se fëmijët kanë nevojë për vitaminë A, e cila i ndihmon ata në rezistencën ndaj sëmundjeve mbron shikimin e tyre dhe zvogëlon rrezikun për humbjen e jetës.

Article Logic
Execution time: 0.0021021366119385