INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anestezia te fëmijët. Ndikon negativisht në zhvillimin e trurit

Anestezia te fëmijët. Ndikon negativisht në zhvillimin e trurit

Publikuar më: 13:12 10-07-2017

Një anestezi e zakonshme që përdoret gjatë operacioneve mund të pengojë zhvillimin e trurit tek fëmijët. Ky është rezultati i një studimi të kryer në minj i cili zbuloi se medikamenti anestetik i quajtur isoflurane ndërhyn ndjeshëm në rritjen e neuroneve të trurit që janë në zhvillim. Në prill të vitit 2017, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) paralajmëroi për rreziqet potenciale për zhvillimin e trurit. Përdorimi i përsëritur ose i gjatë i barnave anestetike të përgjithshme dhe atyre të qetësimit tek fëmijët më të vegjël se 3 vjeç ose në gratë shtatzëna gjatë tremujorit të tretë të tyre mund të ndikojë në zhvillimin e trurit të fëmijëve". Paralajmërimi vjen pas studimeve që kanë lënë të kuptohet se ka pasur deficite njohëse afatgjata të fëmijëve pas anestezisë. Grupi  i studiuesve nga School of Medicine në Baltimore, kreu një eksperiment me minj të vegjël. Minjtë pesëmbëdhjetë ditore u ekspozuan ndaj dozave 4-orëshe të isofluranit, ekuivalente me dozat që përdoren tek fëmijët. Zhvillimi i hipokampusit të tyre u regjistrua më pas. Qelizat të cilat janë të rëndësishme në formimin e kujtesës por zhvillohen veçanërisht vonë, ishin prekur shumë nga anestezia. Te minjtë, afërsisht 85 për qind e këtyre  qelizave gjenerohen pas lindjes. Kërkuesit vrejtën efektin e këtyre ndryshimeve në mësim dhe sjellje, minjtë që kishin marrë anestezinë performuan "dukshëm më keq". Isoflurani u miratua për herë të parë për t'u përdorur në SHBA në vitin 1979. Ai përdoret rregullisht tek fëmijët dhe përgjithësisht konsiderohet i sigurt dhe efektiv.

Article Logic
Execution time: 0.003403902053833