INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anëtarësim në BE, shqiptarët më të padëshiruar nga gjermanët dhe francezët

Anëtarësim në BE, shqiptarët më të padëshiruar nga gjermanët dhe francezët

Publikuar më: 10:51 30-04-2019

Qeveritë nëpërmjet vendimeve dhe nismave të ndryshme kanë folur mbi vullnetin pozitiv për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Por së fundmi kanë folur dhe qytetarët, nëpërmjet një ankete mbi pëlqimin e tyre ndaj anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe shteteve të tjera në union.

E sipas kësaj ankete rezulton se shqiptarët janë më pak të pëlqyerit nga qytetarët europianë. Vendi që na do më pak është Franca. Vetëm 13% e francezëve na pranon në BE.
Edhe pse shqiptarët duan Gjermaninë, qytetarët e këtij shteti janë të dytët që nuk duan duan në familjen europiane.Nga anketa vetëm 21% të qytetarëve gjermanë dëshirojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Në të dyja rastet, si për francezët, ashtu edhe për gjermanët më shumë se gjysma e qytetarëve nuk na duan në Bashkimin Europian.
Të dytët më pak të preferuar janë bashkatdhetarët kosovarë.  Nga ky aneketim, janë suedezët dhe norvegjezët janë ata që na duan më shumë mes vendeve të anketuara, me 31% dhe 32% të qytetarëve respektivisht.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037178993225098