INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anëtaret e grupit Habilaj lihen në burg nga gjykata. Koçerri e Seitaj s’pranojnë akuzat

Anëtaret e grupit Habilaj lihen në burg nga gjykata. Koçerri e Seitaj s’pranojnë akuzat

Publikuar më: 11:39 22-10-2017

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë për personat e ndaluar gjatë aksionit ku u kapë 4. 5tonë droge në Babicë të Vlorës. Gjykata ka vendour “arrest me burg” për shtetasin Armando Koçerri, në banesën e të cilit u gjet sasia drogës. Po kështu është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për 20 ditë ndaj shtetasit Nezar Seiti, të akuzuar nga organet e prokurorisë si të përfshirë në grupin kriminal të vëllezërve Habilaj. Katër ditë më parë forcat speciale bastisën vilën ku u gjetën 4 ton kanabis e paketuar, që ishte fshehur në bodrume. Sipas policisë në fshatin Babicë e Vogël u ushtruan kontrolle edhe në të paktën dhjetë banesa të ndryshme. Sasia e kanabisit, dyshohet se do të trafikohej në Itali nëpërmjet detit. Dy të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e bandës kriminale të Habilajve.

Article Logic
Execution time: 0.0035619735717773