INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anëtarët e shumicës në KQZ bojkotojnë mbledhjen për 13 tetorin

Anëtarët e shumicës në KQZ bojkotojnë mbledhjen për 13 tetorin

Publikuar më: 09:45 03-08-2019

Anëtarët e Komsionit Qendror të Zgjedhjeve bojkotuan mbledhjen e thirrur nga kryetari Klement Zguri për shqyrtimin e kërkesës së tri partive opozitare për nisjen e procedurave për zgjedhjet vendore më 13 tetor. Në mbledhje u paraqit vetëm kryetari i KQZ-së, Klement Zguri. Katër anëtarët e zgjedhur nga shumica parlamentare nuk ishin në mbledhje, ndërsa Zguri theksoi se n/kryetari dhe anëtarët kanë deklaruar se janë me leje. Në këto kushte mbledhja nuk mund të bëhej, duke bërë që të vijohet me paqartësinë e asaj çka pritet të ndodh me datën 13 tetor. 

"Pa kuorum mbledhja nuk mund të hapet. Ju kërkoj ndjesë, nëse do të kemi mbledhje tjetër është e papërcaktuar deri tani. Kolegët kanë deklaruar se janë me leje dhe nuk janë. Ju falenderoj, mbledhja nuk mund të hapet, nuk mund të ketë diskutime, pasi nuk plotësohet kuorumi", tha Zguri.
Ndërsa përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka akuzoi se mungesa është e qëllimtë dhe politike. Ai tha se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit. "Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 Tetor dhe afatit në 2 gusht, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën për fillimin e procedurave. Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike. Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet”, tha ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.003734827041626