INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anëtari i Gjykatës së Lartë i dënuar për vjedhje në Itali, rrëfehet para KPK

Anëtari i Gjykatës së Lartë i dënuar për vjedhje në Itali, rrëfehet para KPK

Publikuar më: 15:06 10-07-2018

Gjatë seancës së vetingut, Komisioni i Kualifikimit zbuloi një dënim për vjedhje në Itali për gjykatësin Admir Thanza. Rezultoi se gjyqtari ka qenë i dënuar nga gjykata e shkallës së parë në Pisa të Italisë në vitin 1999 me 40 ditë burg për vjedhje në bashkëpunim. Vendimi ka marre formë të prerë, por i është pezulluar. Thanza ka qenë i arrestuar në flagrancë dhe e ka fshehur dënimin. Ai ka qenë në sallën e gjyqit kur është marrë vendimi ndaj tij dhe ka bërë deklarim të rremë, duke e mohuar dënimin. Pas zbulimit të dënimit, Thanza u shpreh:

“Në këtë seancë jam menduar shumë nëse do paraqitem vetë apo do të vija me avokat. Por ndërgjegja më tha se do analizohet jeta jote dhe askush më mirë se ti s’mund ta bëjë këtë. Me sinqeritet e kam vlerësuar trupën gjykuese dhe përfaqësuesen e ONM. Ajo që më shqetëson vërtet është procedimi penal. Kam tentuar ta shpjegoj me sinqeritet. Te jeni koshient kurrë në jetën time unë s’mund ta bëja një veprim të tillë. Mora përsipër diçka për të mbrojtur një fëmijë të mitur, është djali i vëllait tim. Vjedhjen e ka bërë ish kunata. Kurrë nuk e dija. Ishte një marrëveshje mes avokatit dhe prokurorit dhe s’do ketë asnjë shënim veç një gjobe administrative. Unë isha në seancë dhe falenderova gjyqtarin për gjobën. Kur isha subjekt i dekriminalizimit mora certifikatë dhe isha i pastër. Me sinqeritet, s’mund ta imagjinoni dot dhimbjen që ndieja për atë fëmijë. Ai është pa baba, ka pasur një sëmundje të rëndë dhe u dërgua në Itali për kurim. Ai më varej në qafë dhe më lutej ta shpëtoja, unë nuk isha as Zot, as mjek. Mjekësia italiane e shëroi, ai është sot 28 vjeç. Ka një fëmijë, është jurist dhe jeton jashtë vendit. Mos më paragjykoni”.

Avokati i gjyqtarit, Theodhori Sollaku sqaroi edhe dyshimet e KPK për lidhjet e gjyqtarit me elementë kriminalë: Lidhur me kontaktet kriminale, bëhet fjalë për një kontakt me një person që ka qenë mik shtëpie për 20 vjet. Ai ishte në proces penal, fillon çështja pa asnjë fakt dhe pa asnjë provë mbi bashkëshorten e personit që po hetohej dhe ajo takohet në Tiranë me gjyqtarin dhe pasi pinë kafe, ajo nxjerr portofolin dhe paguan dhe kjo është marrë si korrupsion. Për këtë nisi hetim prokuroria e përgjithshme dhe hetimet u pushuan më pas edhe për mikun e familjes edhe për gjyqtarin.

Në lidhje me gjetjet për garazhin, gjyqtari Thanza thotë se e ka blerë që në vitin 2000 dhe se aktin e dhurimit e ka bërë, pasi nuk e regjistronte dot në Hipotekë. Nuk e shiste dot dhe i duhej të bënte një kontratë dhurimi fiktive që ta regjistronte dhe ta shiste.

Marrë nga lapsi.al

https://lapsi.al/2018/07/10/anetari-i-gjykates-se-larte-e-verteta-e-denimit-per-vjedhje-ne-itali/

 

Më shumë në këtë kategori: « Një teatër me princesha në Bashki
»
Article Logic
Execution time: 0.005126953125