Pas daljes nga grupi OTR, Enca vazhdoi karrierën si artiste solo. Këngëtarja e cila e quan veten ‘Self Made’ ka sjellë disa projekte muzikore të cilat janë pritur mjaft mirë nga publiku. Por e shkuara duket sikur e ndjek pas. Një nga anëtarët e OTR, së fundmi po preferopn shumë të kapet me këngëtaren duke e ofenduar me komente. Ai është Don Vidi i cili në njërin nga postimet komenton duke shkruar: Shoqja derr’ dhe bën tag Noizyn. Për çudi, ky i fundit reagoi, ku ia kthen: E sakatove, leje’. Enca vazhdon të jetë objekt bisedash dhe shënjestrimesh nga anëtarët e grupit ku dikur bënte pjesë. /intv.al/