Ndonjëherë mjafton një detaj i vogël që të krijohen aludime dhe supozime të shumta, ndonjëherë reale dhe ndonjëherë fake.
Angela Martini tashmë po shijon periudhën e ëmbël përkrah bashkëshortit të saj, miliarderit rumun Dragos Savulescu dhe shpesh me postimet e saj në Instagram, bukuroshja shqiptare na ka treguar momentet ekzotike që kalon e rrethuar nga luksi i tejskajshëm.
Ndërsa në një foto që ka postuar së fundmi, një detaj i vogël ka ngjallur dyshime.
Si mbishkrim të fotos Angela ka shkruar: “With babies”, teksa shihet të mbajë vetëm qenin e saj në krah.
Kaq ka mjaftuar dhe një komentuese e ka pyetur: “Shtatzënë? Sepse e ke shkruar babie-S”.
Angela nuk e ka kursyer përgjigjen e saj duke shkruar: “Jo është thjesht qeni im dhe fotografi”.
Të jetë e vërtetë kjo apo thjesht Angela e ka thënë për të hequr vëmendjen nga e vërteta, që në syrin skeptik dallohet edhe barku pak i fryrë i modeles?
Gjykojeni si të doni! Koha do ta tregojë.../intv.al/