Angela Martini është një nga modelet më seksi shqiptare e cila prej vitesh jeton në SHBA, aty ku po vijon karrierën profesionale si dhe e kemi parë shumë të lumtur në krahët e partnerit të saj miliarder, rumunit Dragos Savulescu.
Ajo i mban ndjekësit të përditësuar me foto të nxehta, mirëpo së fundmi nuk e kemi parë shumë aktive në Instagram. Në një foto të publikuar dje, ku dukej shumë seksi me një bluze me dekolte të hapur ku shihet gjoksi i saj i madh, Angela shkroi: “Kam qenë shumë e zënë sa kam harruar të postoj".
Por ajo që na bëri përshtypje është komenti i Rashel Kolanecit e cila e komplimenton: “E zënë duke qenë më seksi se të gjitha” dhe nuk ka harruar të vendosë disa emoji të bukur.
Epo na vjen mirë që bukuroshet shqiptare mbështesin njëra-tjetrën, sepse edhe modelja Dorina Gegici e ka quajtur “bukuri”.