Pas martesës me miliarderin rumun Dragos, e kemi parë Angela Martinin të shfaqet tejet provokuese me postimet e saj në Instagram duke i bërë të gjithë që të xhelozohen.
Dhe pikërisht prej disa ditësh Angela dhe bashkëshorti i saj Dragos Savulescu kanë nisur muajin e mjaltit.
Sipas postimeve të Angelës çifti ndodhen në Afrikën Jugore, në ishujt Seychelles nga ku modelja ka postuar foto e video çdo ditë me mbishkrimin "Him and I" që në gjuhën shqipe ka kuptimin "Ai dhe unë".
Ashtu siç di vetëm Angela me anë të postimit të një video në Instastory ajo i ka lënë të gjithë pa frymë duke u shfaqur vërtet shumë provokuese teksa ul reçipetat dhe tregon gjoksin bombastik ndërsa sipas gjasave Dragos e filmon.
Me anë të kësaj videoje, modelja ka treguar disa pamje mahnitëse nga ishujt Seychelles, pamje nga resorti i tyre, pishina dhe ambienti fantastik ku ata po pushojnë etj.
Kujtojmë që Angela dhe Dragos u martuan muajin e kaluar me një ceremoni në Las Vegas teksa lajmin e dhanë për publikun vetë ata me fotot e postuara në Instagram.