Klea Huta sapo ka startuar emisionin e saj më të ri “Vip Club” dhe si personazh të parë ka zgjedhur modelen e famshme shqiptare, Angela Martini. Angela prej shumë vitesh jeton në Amerikë dhe së fundmi me bashkëshortin e saj po jetojnë në Los Anxhelos. Ka qënë moderatorja ajo që i është drejtuar Amerikës për një intervistë me modelen, ku ka zbuluar disa “sekrete” të saj.
Mes shumë të pathënave që nuk janë zbuluar deri tani, ka treguar tre gjërat pa të cilat nuk jeton dot. “Dashuria, njerëzit që dua dhe ëndrrat”,-është shprehur bukuroshja me origjinë nga Shkodra.Ndër të tjera ajo ka treguar për martesën, shtëpinë e ëndrrave dhe çelësin e suksesit. Kujtojmë se prej shumë vitesh Angela ka ndërtuar jetën dhe karrierën në Los Angeles. Ajo është e martuar me Dragossa Vulescu, një biznesmen rumun.