Pas martesës më miliarderin, Angela Martini po shijon pushimet fantastike nëpër vendet më ekzotike të globit.
Ditën e sotme ajo ka ndarë një histori “ne”, një histori që deri më tani nuk e dinim dhe ka të bëjë më unazën e saj të martesës.
"4 vite më parë i thashë mikeshës sime, dizajnere bizhuterish se një ditë ajo ka për të më dizenjuar unazën e martesës. 3 vite më parë kur ne jetonim në New York, i thashë që do iki në Los Angeles sepse aty do e gjej njeriun e jetës. Ja ku jemi sot. Unë shkova në Los Angeles, gjeta dashurinë dhe mikesha ime më dizenjoi unazën e ëndrrave të mia", shkruan Angela.