Si nuk i la njëherë këto!
Angela Martini na surprizoi të gjithëve para disa ditësh ku publikoi disa foto në Instagram dhe na tregoi se krejt papritur u martua me partnerin e saj, rumunin Dragos Savulevscu. Dashuria e tyra ka qenë gjithnjë e çmendur e spontane, ndaj s’kishte si të ndodhte ndryshe as me vendimin e martesës pasi çifti u martua në Las Vegas, pa bërë asnjë plan më parë, ashtu thjesht duke e menduar e realizuar në vend.
Disa ditë pas dasmës, Angela ka zbuluar në Instagram dhuratën që i bëri bashkëshorti i saj dhe bëhet fjalë për një makinë “Bentley” të zezë, por sigurisht që Ermal Mamaqi nuk mund të qëndronte pa “futur hundët” dhe pa lënë një koment për të qeshur.
“Aman mi na e lej i xhiro burrin,”-ka shkruar Ermali me humor në foton e publikuar nga Anxhela.