INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Angela Merkel merr vendim për integrimin e Shqipërisë, ja çfarë ka vendosur ajo

Angela Merkel merr vendim për integrimin e Shqipërisë, ja çfarë ka vendosur ajo

Publikuar më: 08:46 07-06-2019

Gazeta e njohur gjermane, “Suddeutsche Zeitung" shkruan se kancelarja gjermane, Angela Merkel këtë të premte zyrtarisht ka marrë vendimin për mosçeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë. Kancelarja ka refuzuar kërkesën e Komisionit Europian për hapje të shpejtë të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këtë ajo e ka thënë në një seancë të komisionit parlamentar të Bundestagut për Europën, sipas informacioneve të "Süddeutsche Zeitung", shkruan “Deusche Welle”.

Me këtë kancelarja del qartazi kundër partnerit në koalicion, Partisë Socialdemokrate, SPD, që përkrah votimin pro për hapjen e negociatave në Këshillin e BE më 18 qershor. Ministri gjerman i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth (SPD) është një nga politikanët gjermanë që është angazhuar fort javët e fundit për hapjen e negociatave me dy vendet e Ballkanit. Ai ka theksuar në intervista të ndryshme, se angazhimi i Shqipërisë për reforma duhet të vlerësohet.

Ditën e djeshmve vendimin kundër nisjes së negociatave e dha dhe mininistri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok. “Qeveria nuk është e interesuar në negociatat e pranimit midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë. Për Maqedoninë Veriore ajo e lë derën hapur”, tha ai.

Mes vendeve skeptike është dhe Danimarka por ende nuk ka folur zyrtarisht.

Article Logic
Execution time: 0.0038521289825439