Ajo vuajti një ndarje të dhimbshme nga bashkëshorti i saj Brad Pitt pas më shumë se 10 vitesh si çift.
Kështu ishte shumë e natyrshme dhe e pritshme që Angelina Jolie të distanconte veten nga gjithë skandalet e vitit 2016 në këtë periudhë festive duke u larguar me gjithë familjen në një udhëtim për ski. Bzukuroshja 41 vjeçare u largua me 3 nga 6 fëmijët e saj, por mungesa e 3 të mbeturve nuk ishte ajo që ra më shumë në sy. Çfarë spikati është natyrisht mungesa e Brad Pitt, pasi pavarësisht ndarjes fëmijët janë ende të të dyve dhe kujdestaria është e përbashkët. Por ky udhëtim për në borë ishte kryesisht një arratisje e Angelinas pikërisht nga ai, ish-bashkëshorti i saj.