INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Angelina Jolie dhe Brad Pitt bashkohen sërish?!

Angelina Jolie dhe Brad Pitt bashkohen sërish?!

Publikuar më: 19:28 11-05-2017

U konsiderua si ndarja e vitit, por mesa duket “Brangelina” po merr përsëri jetë!

Ish-çifti i njohur hollivudian, Angelina Jolie dhe Brad Pitt po rikthehen për të jetuar romancën e tyre nga fillimi. Të paktën kështu shprehet një burim i afërt me Angelina dhe Brad për Hollywoodlife.com.  

 “Ata kanë qenë pranë njëri-tjetrit shumë herë gjatë kësaj jave. Ngadalë do të shfaqen përsëri ndjenjat e vjetra. Ata kanë qenë të lidhur aq shumë sa duket sikur po fillojnë të takohen,”

I njëjti burim, është shprehur gjithashtu se ata flasin në telefon shpesh.

 Deklaratat e Brad ku shpallet fajtor për gjendjen e krijuar mes tyre mund të kenë afruar ciftin e famshëm, që u divorcua në shtator të 2016. Së fundmi, ata janë në një debat të vazhdueshëm me gjykatën për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0034909248352051