Ndarja shokuese e Angelina Jolie dhe Brad Pitt për ditë me rradhë është qendra e mediave rozë. Ata dëshirojnë një përfundim sa më të shpejtë të procedurave të divorcit, dhe siç bën me dije TMZ aktorja 41 vjeçare me çdo kusht do të dalë e fituar nga e gjithë kjo çështje, pasi ka punësuar dy avokatë ekspertë për ta ndihmuar atë në zgjidhjen e divorcit. Ata janë Bert Fields dhe Pierce O’Donnell, i cili është cilësuar si një ndër 100 avokatët më me ndikim në Amerikë. Fields dhe O’Donnel do t’i bashkohen avokates Laura Wasser e cila është e njohur tashmë për divorcet e personazheve të famshëm.
Pikat kryesore mbi të cilat ish çifti më i famshëm në Hollywood po diskuton janë 4 :
-Kujdestaria dhe vizitat
-Mbështetje e përkohshme për Angelinan dhe fëmijët
-Mbështetje financiare e përhershme
-Ndarje pronash