Ajo është vënë edhe më shumë në qendër të vëmendjes pas ndarjes së bujshme nga ish bashkëshorti i saj, Brad Pitt. Angelina Jolie madje dukej se nuk po përjetonte një periudhë të mirë pasi dalje pas dalje shihej edhe më e dobësuar. Dhe gjithmonë e veshur me të zeza. Por në daljen e fundit i ka surprizuar të gjithë. Aktorja jo vetëm që dukej në formë të shkëlqyer teksa po bënte pazar dhe drekonte me të birin, Pax, por edhe kishte hequr të zezën nga veshjet.
Jolie kishte zgjedhur një fustan bezhë dhe një pelerine në të njëjtën ngjyrë, të cilat kanë marrë vëmendjen e të gjithëve.