INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Angelina Jolie kërkon të rikthehet sërish me Brad Pitt?!

Angelina Jolie kërkon të rikthehet sërish me Brad Pitt?!

Publikuar më: 10:31 29-09-2018

A dëshiron Angelina Jolie të rikthehet përsëri me Brad Pitt? A mori ajo një vendim të gabuar, kur u divorcua me të?

“Sa më shumë që kalon nga ndarja e tyre, aq më shumë Angelina Jolie mendon për Brad Pitt dhe i mungon prezenca e tij në jetën e përditshme. Së fundmi, Angelina po ndien një keqardhje të madhe, që i ka dhënë fund me Brad Pitt. Ajo nuk mund ta largojë mendjen nga fakti se, a mori vendimin e duhur kur u divorcua me të. Angelina e di se sa shumë Brad po përpiqej të ishte një baba i mirë dhe kjo nuk e bën të ndihet mirë. “- thotë një burim i afërt aktores së famshme ekskluzivisht për HollywoodLife.com.

A munden Angelina dhe Brad të kthehen përsëri bashkë? Jo dhe aq shpejt. Burimi thotë, se Angelina nuk është gati ende të bëjë ndonjë lëvizje, por janë shumë gjëra rreth Brad-it që asaj i mungojnë.

Ky zbulim vjen menjëherë pasi Brad u shfaq super seksi, duke treguar muskujt e tij, nën një bluze të bardhë, në sheshxhirimin e filmit të ri. Kështu që, ndoshta mund të jetë Look-u i tij i ri që e ka bërë Angelin-ën ta marrë shumë malli.

1537760783_angelina-jolie-brad-pitt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441