INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Angelina Jolie mban fjalimin për krizën e refugjatëve

Angelina Jolie mban fjalimin për krizën e refugjatëve

Publikuar më: 16:44 09-04-2016
Angelina Jolie ka mbajtur  fjalimin e saj për  krizën globale të refugjatëve në një  ditë të veçantë gjatë një programi live në BBC.
Ajo i është dedikuar gjithmonë çështjes së refugjatëve. Aktorja 40 vjeçare ka folur për ndikimin e saj në këtë çështje dhe e gjitha kjo do të transmetohet në Radio Teatrin BBC me 16 maj. Fjalimi prekësi aktores  do të dëgjohet në një senacë të organizuar nga programi i Mishalin Husain dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio 4, BBC World Srvice dhe BBC World News. Nëna e gjashtë fëmijëve e cila është edhe e dërguara e posaçme e Komisionerit të Lartë të OKB-së për refugjatët tha: “Debati për krizën e refugjatëve është shpesh i polarizuar dhe i bazuar në frikë dhe keqkuptime”. 
“Ne duhet të kemi një diskutim racioanl i cili fokusohet në mënyrën se si janë forcuar sistemet e projektuara për të mbrojtur  luftën dhe persekutimin si dhe të kuptojmë dhe të marrim parasysh shqetësimet e qytetarëve të vendeve pritëse. 
 
 
" Mbi të gjitha , ne kemi nevojë për të adresuar konfliktin dhe pasigurinë që janë shkaqet kryesore të lëvizjes masive të refugjatëve. 
Ndërkohë, nëna e gjashtë fëmijëve ndodhet aktualisht në Mbretërinë e Bashkuar ku do të qëndrojë për 6 muaj, ashtu si bashkëshorti i saj Brad Pitt i  cili është i angazhuar me projekte kinematografikë. Angelina do ta kalojë kohën e saj duke punuar në projekte humanitare. 
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0047228336334229