INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Angelina Jolie më në fund hap thesin, i tregon të gjitha mbi ndarjen nga Brad Pitt! [FOTO]

Angelina Jolie më në fund hap thesin, i tregon të gjitha mbi ndarjen nga Brad Pitt! [FOTO]

Publikuar më: 10:57 27-07-2017

Kjo është intervista e saj e parë që kur u nda nga partneri Brad Pitt shtatorin e shkuar.

Dhe 10 muaj më vonë, Angelina Jolie ka foluar për herë të parë në mënyrë të plotë për ndarjen në intervistën për edicionin e shtatorit të revistës Vanity Fair. Bukuroshja 42 vjeçare rrëfeu se “gjërat u përkeqësuan” mes të dyve në verën e vitit 2016, duke shtuar se “ka qenë periudha më e vështirë, dhe tani thjesht po merr pak ajër”.  Problemet në marrëdhënie filluan gjatë kohës kur Angelina po realizonte filmin “First They Killed My Father”, pasi kujtojmë se zënka e famshme mes Brad dhe djalit Maddox ndodhi në avionin e tyre privat. Aktorja e njohur hollivudiane shtoi që si ajo dhe ishi i saj “shqetësohen për njëri-tjetrin dhe për familjen e tyre, dhe po punojnë së bashku drejt të njëjtit qëllim”. Duke iu referuar vetes, Angelina thotë se sot ajo thjesht po përpiqet që të jetë një mama e mirë për fëmijët e saj.

bp.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036301612854004