INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Angelina Jolie nderohet në Kamboxhia, por është ende e mërzitur me Brad Pitt... [FOTO]

Angelina Jolie nderohet në Kamboxhia, por është ende e mërzitur me Brad Pitt... [FOTO]

Publikuar më: 15:52 19-02-2017

Pikërisht atëherë kur kemi menduar se drama mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt ka marrë fund, thuhet se aktorja është ende e zemëruar me ish-in e saj.

Angelina dhe Brad Pitt, shokuan botën kur njoftuan për divorcin e tyre. 41 vjeçarja, nënë e 6 fëmijëve, bëri paraqitjen e parë publike me fëmijët e saj që pas ndarjes nga Pitt, me të cilin është ende e zemëruar.  “Angelina është ende e mërzitur me Brad, dhe ajo nuk shfaq asnjë shenjë për zbutjen e marrëdhënieve me të. Ata mund të kenë aktruar për publikun, duke u lënë përshtypjen se nuk kanë probleme me njëri-tjetrin, por e kanë bërë këtë vetëm se stafi i tyre ua ka kërkuar”,  u shpreh një burim për Hollywoodlife.com.

Angelina ka përjetuar një moment special, kur u nderua nga mbreti i Kamboxhias, pas ceremonisë së promovimit të dramës “First they Killed My Father”, ku dukej mahnitëse e veshur në një fustan ngjyrë rozë të ndezur, ndërkohë që shoqërohej nga fëmijët e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0042810440063477