INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Angelina Jolie në shënjestër të mikeshës së Pitt, e quan aktoren

Angelina Jolie në shënjestër të mikeshës së Pitt, e quan aktoren "djall" [FOTO]

Publikuar më: 15:49 22-10-2016

Mikesha e vjetër e  Pitt e qortonte prej kohësh Angelina Jolie-n duke e quajtur atë një gjarpër-djall.

“Brad Pitt ka qenë thjesht prehja e gjarprit me emrin Angelina Jolie e cila u kthye në një partnere të urryeshme përgjatë fushatës së saj të shpifjeve teksa paraqiste dokumentat për divorc”. Ky është pretendimi i njërës prej mikesha të tij më të vjetra, e cila foli në një intervistë ekskluzive për  RadarOnline.

Cheryl Holton tha eksluzivisht për Radar se nuk mund ta besonte mënyrën se si kishte vepruar Jolie që nga 15 shtatori 2016 kur kërkoi divorcin.

66 vjeçarja Holton e takoi për herë të parë Brad Pitt-in  në fund të viteve ’80 kur  ishte pjesë e një shfaqjeje televizive bashkë me vajzën e saj  Shalane McCall, në Dallas.

"Ajo ndoshta takoi paraprakisht një avokat  dhe e pyeti se çfarë duhet të bënte që të merrte kujdestarinë e fëmijëve në mënyrë që ta linte bashkëshortin e saj pa asnjë rrugëzgjidhje.

Angie  kohë para se të bënte publike kërkesën për divorc, kishte marrë edhe një shtëpi me qera  ku kishte menduar të qëndronte me fëmijët . Jolie e ka bërë të gjithën me skenar të përpiluar mjaft mirë prej kohësh. Çfarë gjarpri. Për mua ajo sapo e ka bërë veten një klishe në  Hollywood duke u kthyer në një person urryes dhe duke e zvogëluar veten në sytë e botës””,  u shpreh Holton e revoltuar teksa sulmon aktoren.

Article Logic
Execution time: 0.0028040409088135