Angelina Jolie ka vendosur t'i shtojë rezymesë së saj një tjetër titull, atë të profesoreshës.
Aktorja 40-vjeçare, njëkohësisht edhe aktiviste e hershme, do të jetë pedagoge e jashtme në Shkollën Ekonomike të Londrës për vitin shkollor 2016-2017. Sipas revistës People, Jolie do të japë leksione në një klasë dedikuar femrave, paqes dhe sigurisë. Në një deklaratë të dhënë për shtyp, aktorja është shprehur e inkurajuar rreth krijimit të këtij programi master, pasi sipas saj do të ndihmojë shumë në zhvillimin e të drejtave të femrave. Nga ana tjetër Angelina Jolie mezi pret të ndajë eksperiencat në terren me qeverinë apo Kombet e Bashkuara, me studentët e saj. As nuk duam ta imagjinojmë sa regjistrime do të ketë!