Edhe pse kanë më shumë se dy vite që janë ndarë, aktorët e njohur Angelina Jolie dhe Brad Pitt vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes me 'luftën' ndaj njëri- tjetrit.
Pas divorcit që bëri bujë të madhe në mëdia dhe shkaktoi shumë ‘zhurmë’ midis Jolie dhe Brad Pitt, ishin nga më të ndryshme masat që ajo mori ndaj ish-partnerit të saj, të cilat e kufizuan kohën e Brad me fëmijët e tij.
Së fundmi Angelina lejoi 2 vajzat e saj për të bërë ‘shopping’, me babain e tyre duke pasur me vete një ‘bodyguard’, që do i shoqëronte kudo, sipas ‘Tring’.
Ky veprim e ka irrituar Brad, i cili është shprehur se duhet të jetë ai pranë tyre dhe jo të ndikohen nga dikush, të cilin fëmijët nuk e njohin.