INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Angelina Jolie thyhet para kamerave, flet mes lotëve për divorcin nga Brad Pitt [VIDEO]

Angelina Jolie thyhet para kamerave, flet mes lotëve për divorcin nga Brad Pitt [VIDEO]

Publikuar më: 09:57 20-02-2017

Angelina Jolie ka folur për herë të parë publikisht për ndarjen e saj “të vështirë” nga Brad Pitt.

Ylli hollivudian është aktualisht në Kamboxhia bashkë me fëmijët për të promovua filmin e saj të ri dhe është thyer emocionalisht para kamerave kur është pyetur për jetën e saj personale nga BBC News. “Nuk dua të them shumë për këtë, përveç faktit se ishte një kohë shumë e vështirë dhe ne jemi një familje, dhe gjithmonë do mbetemi një familje” ka thënë ajo mes lotëve. Nuk është e lehtë për bukuroshen 41 vjeçare, e cila është përfshirë në një luftë shumë të hidhur ligjore me Pitt për kujdestarinë e 6 fëmijëve të tyre. Por edhe dyshja arriti një marrëveshje në janar, pasojat e konfliktit të hapur publik duken qartë tek Jolie, e cila nuk i mban dot emocionet.

Article Logic
Execution time: 0.0051031112670898