INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Angelina Jolie vazhdon ta urrejë Brad Pitt, nuk mundet ta harrojë këtë gjë që i bëri

Angelina Jolie vazhdon ta urrejë Brad Pitt, nuk mundet ta harrojë këtë gjë që i bëri

Publikuar më: 19:31 13-11-2019

Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë tre vite që janë ndarë nga njëri-tjetri dhe duket se aktorja e ka ende shumë të vështirë ta fal ish-partnerin e saj. Disa burime pranë Jolie kanë treguar për ‘Us Weekly’ se ajo është shumë e zemëruar me Pitt, sepse sipas saj ai ka shkatërruar jetën e fëmijëve të tyre. Gjithashtu thuhet se Angelina nuk ka dashur kurrë të martohet me Brad dhe tashmë ajo ka vendosur të mos e bëjë më këtë gjë. “Angelina ka ende pakënaqësi ndaj Brad-it.

Ajo dëshiron që ai të mbetet përgjegjës për gjithçka, sepse ai e ktheu jetën e saj dhe të fëmijëve me kokë poshtë”, kanë thënë burimet për “Us Weekly”. Një nga arsyet e mërzitjes së aktores është se ajo nuk mundet të lëvizë për të jetuar në një vend tjetër, pasi këtë gjë nuk ja lejon Brad për shkak të fëmijëve. Në një intervistë për “Harper’s Bazaar” Angelina tha se do të donte shumë të jetonte jashtë, por tani ajo duhet të qëndrojë aty ku zgjedh babai i fëmijëve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0017721652984619