INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Angelina pendohet, kërkon të pajtohet me Brad Pitt [FOTO]

Angelina pendohet, kërkon të pajtohet me Brad Pitt [FOTO]

Publikuar më: 15:59 13-12-2016

Martesa e Brad Pitt dhe Angelina Jolie mori fund kur aktorja 41 vjeçare ka paraqitur kërkesën e divorcit, por duket se kjo e fundit është penduar.

Këtë mund ta kuptojmë nga titulli i revistës Star në SHBA ku thuhet se Anxhi është penduar dhe kërkon Brad sërish. Gjatë festës së Ditës së Falenederimeve të mbajtur më 24 nëntor, Angelina ka ndjerë mungesën e ish-bashkëshortit. “Pas 12 vitesh së bashku, ata kanë një marrëdhënie të veçantë. Angelina vazhdimisht po pyet veten nëse vendimi i papritur për ndarje mund të rikthehet”, tha burimi, duke shtuar se lufta mbi kujdestarinë e fëmijëve për Jolien ishte “një përvojë shumë e vështirë për aktoren”. Martesa Pitt-Jolie tashmë edhe ligjërisht pritet të shkurorëzohet ndërsa aktorja së bashku me gjashtë fëmijët është zhvendosur në Los Angeles. Në pritje të rezultatit të procesit gjyqësor, ndoshta mund të ndodhë edhe kthesa e madhe, ku Angie dhe Brad sërish do të bashkohen. Le të shpresojmë kështu!

pitt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0019741058349609