INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Angeline Jolie në Greqi: Jo për xhirime, por për sirianët! Ja si e presin...(video)

Publikuar më: 12:36 16-03-2016

Aktorja hollivudiane, Angeline Jolie tashmë nuk është e famshme vetëm prej roleve kinematografike, por dhe për akte të shumta bamirësie. Atë çka nuk po bëjnë shtete fqinje me Greqinë përfshi dhe vendin tonë, pra që nuk po tregohen bujarë, për të pritur emigrantët sirianë, po e bën përmes një modeli shembullor, aktorja Jolie. Ajo ka arritur këtë të mërkurë në Greqi, për të parë nga afër situatën e refugjatëve, që janë bllokuar prej disa javësh në shtetin helen.

Jolie sipas mediave greke do të vizitojë kampet e refugjatëve nëpër ishujt grekë dhe në disa kampe në Selanik dhe në Idomeni, pikë kufitare kjo mes Greqisë dhe Maqedonisë, ku kanë mbetur të bllokuar pjesa më e madhe e refugjatëve.

Po Shqipëria ç'po bën?

Në fakt politika shqiptare nuk është shumë dashamirëse në raport me kalimin e tyre dhe ne vendin tonë, pasi vetë kryeministri Rama ka deklaruar hapur se nuk do ti hapë kufijtë, po sa mure nuk do të ngrihen.
Me sapo flitet dhe nga mediat ndërkombëtare mbase arsyet e “frikës” së qeverisë shqiptare mund të lidhen me edhe me këto fakte: Sirianët do të përdorin Shqipërinë si vend tranzit për të shkuar më pas në Itali dhe kjo mund të rikthejë në "punë" trafikantët dhe gomonet për të bërë lëvizje të paligjshme duke transportuar nga Shqipëria drejt Italisë sirianë. E për këtë shteti ynë ka kërkuar ndihmën e policisë italiane, madje disa prej tyre tashmë po patrullojnë bashkë me trupat shqiptarë në zonat kufitare dhe për faktin se bashkë me popullsinë siriane ekzistojnë dyshimet se me ta mund të hyjnë të kamufluar dhe terroristë.

 

Article Logic
Execution time: 0.003856897354126