Ka shumë zëra, se Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë në prag të ndarjes. Thashethemet e fundit vijnë nga revista “Star”, sipas së cilës, mes Brad Bitt dhe Marion Cotillard, po flirtojnë me njëri-tjetrin, dhe shkak janë bërë xhirimet e filmit “Allied”
Revista shkruan më tej se “ka një përshtatshmëri tepër të madhe mes të dyve”, se kanë nisur të përdorin “pseudonime dashurie”, sigurisht mashkulli për femrën, dhe se “diçka po ndodh mes tyre”.
E pikërisht ky duket të jetë edhe motivi, gjithnjë sipas medieve amerikane, për të cilin Angelina Jolie, ka rënë në peshë. Bashkëshortja e Brad Pitt është parë tepër e dobët në Londër, fotot e së cilës kanë bërë xhiron e botës.