INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anglezët: Është koha e Bebe Rexhës

Anglezët: Është koha e Bebe Rexhës

Publikuar më: 16:37 27-05-2016

Këngëtarja me famë botërore dhe me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha nuk i ka shpëtuar as vëmendjes së tablodit të njohur britanik “The Sun”.

Ata i kanë kushtuar Bebes një artikull të veçantë ku e kanë cilësuar edhe si ylli i së ardhmes.

“Bebe Rexha është një kantautore sensacionale, seksi, e dashur nga New Yorku”, kështu nis artikullin  gazetari i njohur, Dan Wooton. Sipas “The Sun” është koha që vetë Rexha të pushtojë tregun botëror me hitin  e saj të fundit “NO Broken Hearts” në bashkëpunim me Nicky Minaj.  Ky tabloid ka kujtuar gjithashtu se 26 vjeçarja ishte krijuesja e hitit “The Monster” në bashkëpunimin mes Eminem dhe Rihanna. Me siguri do të jetë Eminem ai që tashmë do t’i kërkojë bashkëpunim Bebes.

Article Logic
Execution time: 0.003993034362793