Një anglez ka arritur të fitojë një shumë të majme falë parashikimeve mjaft interesante në ndeshjen e 1/16 të Botërorit mes Uruguait dhe Portugalisë.
Atij i është ofruar koeficienti 500 nga një kompani bastesh për parashikimin gol me kokë nga Cavani dhe mbrojtësi Pepe. Në fund ky parashikim është përmbushur dhe falë 20 stërlinave të vendosura për bastin ky person ka arritur të fitojë 10 mijë stërlina.
Ky botëror ka sjellë plot surpriza dhe shumë persona I kanë humbur bastet e tyre por ka dhe nga ata që kanë vendosur skedina të çudtëshme dhe kanë arritur të fitojnë mijëra euro