INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Angli, çiftit shqiptar i kapen 128 mijë euro para droge

Angli, çiftit shqiptar i kapen 128 mijë euro para droge

Publikuar më: 09:33 02-08-2016

Një shqiptar 33-vjeçar, V. Cahani u ndalua me bashkëshorten në Folkestone të Anglisë me një 128 mijë euro të fshehura në makinën e tij Audi në 4 të mëngjesit. Policia po kryente një kontroll rutinë dhe në pjesën e poshtme të Audit të tyre të kuq, policia gjeti disa pako të mbyllura me skoç me 128 mijë euro brenda, që kishin lidhje me dy kontrabandistë të tjerë shqiptarë të drogës Lutfi Muja dhe Urim Bardoshi, i cili më vonë pranoi se po përpiqej të sillte 1 kg kokaine në Mbretërinë e Bashkuar.
Cahani ka mohuar se pas këtyre parave fshiheshin akte kriminale, po më pas policët gjeten një foto në celularin e tij, ku ndodhej me një bluzë sportive duke mbajtur në duar një tufë parash. Zyrtarët e mjekësisë ligjore gjurmuan shenjat e gishtërinjve edhe të dy shqiptarëve të tjerë tek paratë që kanë qënë të burgosur në Angli në vitin 2014.
Tani çifti Cahani janë shpallur fajtorë për fshehjen e pasurisë kriminale. Gjykatësi urdhëroi që masa e dënimit të jepet në shtator, por vendosi që Vladimiri të qëndrojë, që tani në burg pasi mund të largohet jashtë vendit. Ndërsa bashkëshortja e tij Ardita mori dënim me kusht.
Avokatja e Vladimirit, i kërkoi gjykatës të tregohej e mëshirshme me të pasi muajin e ardhshëm çiftit i lindte djali. Por gjykata mohoi kërkesën duke thënë se Vladimiri ishte i lidhur me krimin e organizuar dhe duhet të konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë.

Article Logic
Execution time: 0.004216194152832